e enjte, 18 prill 2013

Zbardhet lista e pasuesve të Cavanit















Napoli nuk kërkon t’i lërë asgjë rastësisë. Sulmuesi EdinsonCavani pritet t’i japë lamtumirën Serie A, me destinacion Spanjën ose Anglinë, ndaj në klub kanë shpalosur listën e zëvendësuesve të tij. 

Preferenca e presidentit Aurelio De Laurentiis është Leandro Damiao, bomberi i brazilianëve të Internacional Porto Allegre, ndërsa trajneri Walter Mazzarri kërkon Pablo Osvaldon e Romës, plus të riun Simone Zaza që luan tek Ascoli, por është në pronësi të Sampdorias dhe që kërkohet me ngulm edhe nga Milan. 

Prandaj, nëse Edinson Cavani ikën, një prej këtyre të treve do të jetë zëvendësuesi i uruguaianit.

Nuk ka komente:

Posto një koment