Jose Mourinho së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij ka vizituar dje kryeqytetin britanik Londër duke përfituar edhe nga pushimi që kishte me Real Madrid. Por, edhe pse "Special One" e dashuron këtë qytet, i është dashur të rikthehet në Madrid me kujtime jo fort të mira.
Gjatë qëndrimit në Londër, familja Mourinho është vendosur në hotelin luksozWindham Grand Hotel ku edhe ka ndodhur episodi i pakëndshëm. Disa hajdutë kanë mundur të futen në dhomë dhe të marrin prej andej laptopin e bashkëshortes së Mourinhos, Matilde dhe atë të vajzës Tita, raporton "The Sun".
Nuk ka komente:
Posto një koment