e premte, 19 prill 2013

Iniesta: Barça-Real, finalja që ëndërrojnë të gjithë

Gjysmëfinalja me Bayern Munchen, ka filluar të përfshijë dhe Andres Iniestan, që flet për shanset e katalanasve për të kaluar në finale, duke u shprehur i bindur se Barcelona do të jetë në Wembley: "Bayerni është një ekip i madh, që po bën një sezon të shkëlqyer dhe që meriton respekt maksimal. Besoj se do të jenë dy ndeshje shumë të luftuara dhe spektakolare, por unë jam gati që sot të firmos se Barcelona do të jetë në finale, se kush do të dalë nga sfida tjetër kjo mbetet për t’u parë", shprehet Iniesta.
Megjithatë Iniesta nuk e fshehu dëshirën për të gjetur në finale Real Madrid, në atë që ai e konsideroi si një përballje ëdnrrash: "Barcelona-Real është finalja që të gjithë dëshirojnë të luajnë. Të gjithë futbollistët dëshirojnë që të përballen me Realin , pasi do të ishte vërtetë një sfidë madhështore, mes dy skuadrave më të mira në Spanjë", tha Iniesta.

Mesfushori i Barcelonës foli gjithashtu dhe për kritikat e shtypit, se katalanasit janë të varur nga Messi, gjë që sipas tyre u konfirmua dhe në ndeshjen me PSG : "A jemi të varur nga mesi? Dhe nëse do të ishim nuk besoj se ka ndonjë problem, të kesh në skuadër një futbollist si ai është gjithmonë një garanci. Unë besoj se skuadra nuk është e njëjta pa Messin, ashtu si dhe Messi nuk mund të bëjë asgjë i vetëm pa skuadrën", përfundoi fantazisti katalanas

1 koment: