e enjte, 18 prill 2013

Hoeness: Shaqiri, jo në nivelin e Ribery


Presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoennes, beson se Xherdan Shaqiri ka ende një rrugë të gjatë për të përshkuar përpara derisa të jetë në të njëjtin nivel me Franck Ribery. Kosovari i kombëtares së Zvicrës ishte njeriu kyç me performancën e tij në fitoren 6-1 të bavarezëve ndaj Wolfsburg në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë. Kjo e ka nxitur drejtorin sportiv Matias Sammer ta përshkruajë Shaqirin si një lojtar të klasit botëror. 

Megjithatë, Hoeness nuk është plotësisht në këtë linjë, teksa ka nënvizuar se anësori ka ende hapësira ​​për përmirësim. 

"Shaqiri ka një performancë të mirë, por nuk është ende në nivelin e Riberiy. Ai ka ende një rrugë të gjatë për të përshkuar përpara se të jetë në të njëjtin nivel me Ribery", citohet presidenti bavarez nga "Bild".

Nuk ka komente:

Posto një koment